
beauty girl cry
Seksizmi është një problem i madh jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Sipas një studimi të Journal of Pediatric Psychology, vajzat dhe djemtë trajtohen ndryshe për të njëjtin nivel dhimbjeje që mund të ndjejnë. 274 të rriturve, nga mosha 18 deri në 75, iu kërkua të shihnin një video të një fëmije që shponte gishtin dhe qante.
Më pas, atyre iu kërkua ta vlerësonin nivelin e dhimbjes nga shkalla 0 (nuk i dhimbte) deri në shkallën 100 (i dhimbte shumë). Atyre që iu tha se fëmija ishte djalë e vlerësuan dhimbjen me një mesatare prej 50.42, ndërsa atyre që iu tha se fëmija ishte vajzë e vlerësuan dhimbjen me një mesatare prej 45.90.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo tregon se të rriturit e marrin më pak seriozisht dhimbjen e vajzave nga ajo e djemve. Kjo është një provë e seksizmit edhe kur bëhet fjalë për perceptimin e dhimbjes. Duhet theksuar që gratë ishin ato që prireshin ta vlerësonin më të ulët nivelin e dhimbjes kur u thuhej që fëmija ishte vajzë, sesa meshkujt.
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...