Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës Juan Guaido u ka bërë thirrje dhjetëra mijëra mbështetësve që të mobilizohen për demonstrata në shkallë vendi.
Protestat e së shtunës kanë për qëllim ngritjen e presionit ndaj presidentit Nicolás Maduro për të dhënë dorëheqje dhe për të thirrur një zgjedhje të menjëhershme presidenciale, transmeton portali arbresh.info.
Guaidó u shpall president muajin e kaluar dhe u njoh menjëherë nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Amerikës Latine.
Rusia dhe Kina mbështesin Presidentin Maduro.
Vendet e mëdha evropiane i kanë dhënë afat presidentit Maduro deri të dielën për të shpallur zgjedhje të reja përpara se të bashkohen me vendet që njohin z. Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës.
Mbështetja ushtarake shihet si vendimtare për mbajtjen e zotit Maduro në pushtet.
Guaido, ndërkohë, thotë se ka mbajtur takime sekrete me ushtrinë për të fituar mbështetjen për largimin e z. Maduro.
Ai ka kontaktuar gjithashtu me Kinën, me shpresën e përmirësimit të marrëdhënieve me vendin.
Në komentet e publikuara në South China Morning Post të shtunën, Z. Guaidó tha se donte një marrëdhënie “produktive dhe reciproke të dobishme” me Kinën, duke shtuar se ai ishte i gatshëm të përfshihej në dialog “sa më shpejt që të ishte e mundur”./Arbresh.info/
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia