Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin që janë pjesë të “Fox Marble”.
Në këtë takim është bidesuar për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend.

“Sot kam pritur Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble, me të cilët biseduam për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend. Fox Marble është storie e suksesit, duke e bërë Kosovën brend në tregun ndërkombëtar”, ka shkruar mes tjerash ai.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Në vazhdën e takimeve për ta fuqizuar sektorin ekonomik dhe për të mbështetur investimet e huaja në vend, sot kam pritur Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble, me të cilët biseduam për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend. Fox Marble është storie e suksesit, duke e bërë Kosovën brend në tregun ndërkombëtar. Investitorët e huaj në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë e vendit.
RH
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...