Mustafa i përgjigjet Veselit: Po vepron me logjikën e SHIK-ut

14:30 | 14 Janar 2019
M. A.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një konferencë për media iu është kundërpërgjigjur deklaratës së kryepalamentarit Kadri Veseli i cili gjatë ditës e porositi LDK-në që mos t’i “fërkoj duart se mbaroj që 20 vjet”, shkruan arbresh.info.

Musfata në përgjigjen e tij ka thënë se askush nuk i fërkon duart për njerëzit e vet, sipas tij, Veseli po vepron me logjikën e SHIK-ut e jo të politikës.

“Është mirë që veseli të veproj tash mbi bazat e përgjegjesit e tij si kryetar i kuvendit dhe jo si shef i shik-ut sepse logjika e tij është si logjik e shik-ut e jo logjik e politikës sepse askush nuk i fërkon duart për njerëzit e vet  që të shkojnë në gjykatë  as për njerëzit e Kosovës por nëse dikush ka bërë krime ai duhet ti fërkoj duart e veta jo duart e LDK-së”, është shprehur Isa Mustafa.

Këto komente i bëri pasi që Kadri Veseli gjatë ditës pati një porosi për LDK-në.

“Kam një si lloj ftese për LDK-në. Mos t’i fërkojë duart se maroj që 20 vjet. S’ka me na gjetë asgjë, as prej Gjykatës Speciale. Edhe një herë, le të bëhet gati kadaldale shkojmë në zgjedhje me reformë zgjedhjesh, se kot bën VAN, VLAN e kot po i bën”, deklaroi Veseli./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale