Një aeroplan për dërgesa është rrëzuar afër kryqytetit iranian, Teheran, kanë raportuar mediat lokale.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, në bord kanë qenë 16 persona, derisa vetëm inxhineri i fluturimit ka mbijetuar.
Ushtria iraniane ka thënë se aeroplani i tipit, Boeing 707 ka qenë duke bartur mish nga Kirgizia dhe ka pasur ulje urgjente në Aeroportin Fath, afër qytetit Karaç, në lindje të Teheranit.
Aeroplani “është larguar nga pista gjatë uljes dhe është kapluar nga flakët pasi është përplasur me një mur në fund të pistës”, është thënë në një deklaratë.
Televizioni shtetëror ka shfaqur disa fotografi të tymit në zonën ku është rrëzuar aeroplani.
Ende nuk është bërë e ditur se në pronësi në kujt është aeroplani.
Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se aeroplani i përket Kirgizisë, mirëpo një zëdhënëse e Aeroportit Manas, në afërsi të kryeqyteti Kirgiz, Bishkek, ka thënë se aeroplani i përket linjës iraniane Payam Air.
Sipas saj, aeroplani është rrëzuar në Iran, pasi është nisur nga Aeroporti Manas.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...