Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka pasur vonesa në disa fluturime, edhe pse momentalisht është i hapur për aterrim.
Këtë e ka bërë të ditur, Undion krasniqi, zëdhënës në Aeroportin “Adem Jashari”.
Ai ka thënë se fluturimet në ANP “Adem Jashari” po realizohen përkundër reshjeve të pandërprera të borës.
“Fluturimet në ANP “Adem Jashari” po realizohen përkundër reshjeve të pandërprera të borës, me vonesa në disa prej tyre si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, gjegjësisht dukshmërisë së ulët. Ekipet tona janë të përgatitura dhe po punojnë në vazhdimësi për të mundësuar realizimin e fluturimeve të parapara. I lusim udhëtarët që të jenë në kontakt me kompanitë ajrore përkatëse në rast të vonesave apo edhe anulimeve të mundshme”, ka shkruar Krasniqi.
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve