Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka premtuar se do të interesohet që njohja e patentë shoferëve të qytetarëve kosovarë të bëhet sa më shpejt nga shteti i tij.
Këtë përgjigje Mass e dha pas pyetjes së parashtruar nga gazetari i Indeksonline në konferencën e përbashkët me ministrin Behgjet Pacolli.
“Mund të duket si diçka banale që ministrat e jashtëm të flasin për kë të çështje. Por kjo është temë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Me ardhjen e tij në Berlin, Pacolli ka marr shumë lutje nga qytetarët e Kosovës për zgjidhjen e kësaj çështje”, ka deklaruar ministri Maas.
Ai ka thënë se kanë rënë dakord që kjo njohje të bëhet edhe nga ana federale e Transportit në Gjermani.
Zyrtare: Martin Demichelis, trajner i Vedat Muriqit te Mallo...
Omani: Bisedimet SHBA-Iran përfunduan me përparime të rëndës...
Haziri: S’ka emër për president pa marrëveshje politike
Kosova mirëpret propozimin e Komisionit Evropian për heqjen ...
Vuçiq: As që më shkon në mendje njohja e Kosovës
Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohet një person