Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri iu ka bashkuar protestës së studentëve për të kërkuar heqjen e vizave për kosovarët.
Në këtë protestë Tahiri ka mbështetur thirrjet e studentëve duke kërkuar që edhe deputetët tjerë të ndjekin shembullin e tij dhe të dorëzojnë pasaportën duke u solidarizuar me popullin e izoluar.
“Ka mijëra student që heqin për viza. Edhe unë si deputet kur më është kërkuar ta votoj demarkacionin për viza e kam bërë skam dashur ta marr popullin në qaf. Mirëpo janë deputetët fajtor pë këtë. Unë e kam dorëzuar pasaportën dhe iu bëj tirrje deputetëve që të izolohemi të gjithë. Lë të vin evropa të negocioj këtu. Secili që shkon në parlament duhet të solidarizohet me qytetarët. Këmba ime nuk do të shkel në Evropë pa u dhënë studentëve viza. I bëjë thirrje Ilir Metës ti pajis qytetarët e Kosovës me pasaporta derisa Serbia e bënë këtë për qytetarët e Kosovës. Të hënën do ta dorëzoj në Tiranë pasaportën e Shqipërisë, ka thënë Labinot Tahiri./Arbresh.info


Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?