Një grup studentesh të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar sot për të kërkuar nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave për Kosovën.

Studentët, para bibliotekës kombëtarë kanë vendosur flamujt e shteteve që ende nuk mund të lëvizim pa viza
Një ndër organizatorët e protestës së studentëve, Arben Elshani, para të pranishmëve ka thënë se kërkesa e tyre për liberalizim të vizave ka për qëllim marrjen e përvojave të reja jetësore nga vendet tjera.
“Qëllimi jonë nuk është ikja apo asimilimi. Qëllimi jonë është të marrim përvoja jetësore në vendet tjera. A është izolimi vlerë e Be. Pse duhet ta jemi të izoluar kur i plotësojmë të gjitha kushtet si shtet. Na mundësoni të studiojmë jashtë vendit, të këmbejmë përvoja të mbjellim ideologji. Për të ardhmen e shtetit kjo është gjendja e rinisë sonë. Qeveritaret kujtojeni rrugën nga keni ardhur. Mos e harroni të kaluarën historike” ”, ka thënë Arben Elshani, student.
Po ashtu edhe Jehona Gashi, ka thënë se Kosova ka shumë persona me të arritura në botë dhe se qytetarët e saj meritojnë të lëvizin lirshëm drejtë evropës.
“Pse duhet të jemi të izoluar kur kemi figura në të gjitha fushat që arrijnë. Si popull ne nuk zhvasim, jemi bamirës e të butë. Shembull kemi Nene Terezën. Kemi sportist si Shaqiri, Xhaka e të tjerë. Kemi Duan, Ritën. Kemi edhe të tjerë por për shkak të mosliberalizimit kanë mbetur nën hije”, ka thënë Jehona Gashi.
Protesta ka përfunduar e qetë./Arbesh.info/

Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?