Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Shoqata për Përmirësimin Racor të Gjedheve “Gen Vet”, kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi, përmes të cilit synohet mbështetja e aktiviteteve të shoqatës në sektorin e blegtorisë.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, tregoi se mbështetja e ministrisë për avancimin e veprimtarisë së shoqatës do të rritet në vazhdimësi.
“Ky memorandum ka rendësi të veçantë për Shoqatën “Gen Vet”, pasi që përmes kësaj forme të bashkëpunimit po krijohen mundësitë që shoqata t’i shfrytëzojë asetet e ministrisë për zhvillimin dhe avancimin e aktiviteteve të saj e bashkë me këtë të promovojë zhvillimin e prodhimtarisë blegtorale dhe riprodhimin e bagëtisë në gjithë vendin”, ka thënë ministri Rikalo, thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, ministri ka theksuar se ky memorandum mirëkuptimi, i cili është nënshkruar për një periudhe dy vjeçare, do të ndihmojë shoqatën që aktivitetet e saj në sektorin e blegtorisë t’i zhvillojë sipas praktikave më të mira, por që krahas kësaj ai tha se ministria përmes formave të ndryshme do të ofrojë mbështetje për veprimtaritë e shoqatës.
Ndryshe, përmes këtij memorandumi, i mundësohet shoqatës “Gen Vet”, që të shfrytëzojë asetet e ministrisë, në veçanti të Qendrës Gjenetike në Vitomericë të Pejës, duke përfshirë këtu edhe asetet e siguruara nga MBPZHR-ja nga Qeveria e Italisë nëpërmjet Programit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe tokën që i takon Institutit Bujqësor të Kosovës, me seli në Pejë.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës