Kryeparlamentari Kadri Veseli, bëri homazhe tek “Memoriali për të Pagjeturit”, ai tha se Ende është numër i madh i te pagjeturve vë në Kosovë, ai thotë se zotohemi para familjarëve se nuk do të ndalemi.
Madje Veseli tha se mallkimi mbi Serbinë do të vijë pikërisht nga fëmijët tanë, vëllezërit dhe motrat tona, nënat e baballarët, të cilët ende nuk janë gjetur.
“Nuk është temë e lehtë besoj tash ne fazën finale te dialogut dhe është e palogjikshme me prit për fatin e të pagjeturëve, dhe do ta trajtojmë me kujdes këtë çështje.
Fati në kombin tonë ka qenë ti tillë pas 19 viteve ende kemi shumë familjar tanë ta pagjetur për të cilët ende nuk dimë asgjë. Ne shkojmë në dialogë që Serbia ta njoh Kosovën dhe nuk ka alternativë tjetër për këtë të jeni të sigurt do të vazhdojmë procesin po ashtu për fatin e të pagjeturëve.
Kemi partner shtetet e bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore, familjet duhet me qenë të fortë, por edhe si shtet si institucione zotohemi të gjithë familjarëve se nuk do të ndalemi. Serbia ka qenë ajo që i ka shkaktuar dëme Kosovës dhe duhet të paguaj për këto”, tha Kryeparlamentari./Arbresh.info/
Gjithashtu, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se falënderojmë shoqatat dhe njerëzit që po mbajnë gjallë shpresat për fatin e të pagjeturve.
“Mirënjohje dhe respekt për familjarët e të pagjeturevë, sepse është numër i madh i të pagjeturevë në Kosovë, falënderojmë shoqatat dhe njerëzit që e mbajnë gjallë shpresën dhe kërkesën për me gjet fatin e tyre, dhe nuk është temë e lehtë dhe e logjikshme me prit.”, tha Kryeministri.

Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun