Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim paraditen e sotme me drejtuesit kryesorë të policisë së Shtetit, në ambientet e sallës së konferencave, në ministri.
Në fjalën e tij, Lleshaj u kujtoi drejtuesve të policisë se nga ora 00:00 e datës 1 Janar, veprimtaria e lojërave të fatit bëhet e paligjshme në territorin e Shqipërisë.
“Nga data 1 Janar, duke filluar nga ora 00:00, aktiviteti i lojërave të fatit bëhet i paligjshëm në Shqipëri dhe çdo pikë ku ushtrohet kjo veprimtari, duhet trajtuar njësoj si një parcelë kanabisi. Jam njohu me masat e marra nga ana juaj dhe po ju theksoj se gjithsecili do të japë llogari për zonën e tij të përgjegjësisë. Duhet të shtojmë në mënyrë të ndjeshme kontrollet dhe bashkëpunimin me qytetarët, për të luftuar ashpër këtë fenomen”, deklaroi Lleshaj.
Menaxhimi me kujdes i situatave gjatë ditëve festive, ishte një tjetër çështje që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj trajtoi në takimin me drejtuesit e policisë, gjatë takimit të sotëm.
“Kontrolli i zbatimit të ligjit që ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, si fishek-zjarret, gjatë ditëve festive, është shumë i rëndësishëm, pasi shpesh kemi hasur në raste ku janë dëmtuar rëndë përdoruesit e tyre”, deklaroi ministri.
Sandër Lleshaj përsëriti edhe njëherë urdhrin e tij, për të shmangur patrullat nëpër rrugë, nga ana e këtij shërbimi të policisë, duke kërkuar identifikimin dhe dokumentimin e shkeljeve, dhe dërgimin e gjobave me postë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...