1 muaj pasi u plagos në protestën që banorët e “Astirit” zhvilluan para Kuvendit të Republikës, një protestë që u shoqërua edhe me akte dhune mes tyre dhe policisë, efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka, ju nënshtruar para një jave një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi.
Ajo u dërgua atje për trajtim të specializuar mjekësor, pas premtimit që i bëri kryeministri Rama teksa e vizitoi në spital, sepse një kapsollë që shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar i dëmtoi dy gishta të njërës dorë.
Ndërhyrje që rezultoi e suksesshme.
Mbrëmjen e së premtes ajo është kthyer në Tiranë, ku është pritur nga kolegë të saj të njësisë “Shqiponja”, raporton tch.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...