Agjenda e Bashkimit Evropian (BE) demanton pritjen e kryeministrit Ramush Haradinaj për vendimmarrje rreth liberalizimit të vizave në këto dy javë që i kanë mbetur 2018-s, shkruan sot Koha Ditore.
Asnjë nga forumet e Këshillit të BE-së nuk e ka në plan të flasë për këtë çështje.
Takimin e fundit për sivjet në përbërje të ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë, Këshilli i BE-së e ka mbajtur më 6 e 7 dhjetor. Me gjithë pritjet, në të nuk është përfshirë edhe çështja e diskutimit për t’ua mundësuar kosovarëve që të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kjo, pavarësisht faktit se është konstatuar që Kosova ka përmbushur kriteret, të kërkuara si kundërvlerë për liberalizimin.
Në fund të nëntorit është zhvilluar takimi i ambasadorëve të vendeve anëtare në Bruksel, i njohur si COREPER II. Ambasadorët kanë dakorduar agjendën e të gjitha takimeve të mbetura të Këshillit të BE-së për vitin 2018, nën kryesimin e Presidencës Austriake, para dorëzimit të Presidencës së BE-së Rumanisë.
Gimbo zbulon bisedën me babanë e Selinës, ja çka i tha
Dallku akuzohet për nxitje dhune dhe ofendime nga Vjosa e Sh...
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...