Flaka Surroi i ka kthyer sërish përgjigje përfaqësues së BE-së Federica Mogherinit, pasi ajo kundërshtoi votimin e ushtrisë së Kosovës.
Surroi ka thënë se edhe Kosova ka qëndrim për ushtrinë dhe se as qëndrimi i NATO-së e as i BE-së nuk janë shqiptuar me një zë, duke theksuar se ka zëra dhe vende brenda të dyja këtyre institucioneve që e përkrahin Kosovën. Surroi ka thënë se ushtria nuk është krijuar për ta sulmuar askë.
“Rreziku për destabilizimin e rajonit vjen nga ata që nuk dinë ndryshe pos të shkaktojnë luftëra — e në të ’90-t i shkaktuan katër. E Kocijançiq e besoj se e di këtë punë shumë më mirë seç mund të shpjegohet me fjalë..” ka shkruar Surroi.
Postimi i plotë
Edhe ne e kemi qëndrimin tonë për ushtrinë tonë, dhe për të tash për tash e kemi përkrahjen e një pjese të NATO-s dhe një pjese të BE-së, që dmth, as qëndrimi i NATO-s e as i BE-së nuk janë shqiptuar me një zë .
Fundja, ushtria jonë nuk është krijuar për të sulmuar. Rreziku për destabilizimin e rajonit vjen nga ata që nuk dinë ndryshe pos të shkaktojnë luftëra — e në të ’90-t i shkaktuan katër. E Kocijançiq e besoj se e di këtë punë shumë më mirë seç mund të shpjegohet me fjalë…
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...