Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcën e Armatosur të Kosovës do të mbahet sot duke filluar nga ora 10:00.
Sipas një njoftimi nga Kuvendi në rend dite do të jetë shqyrtimi i këtyre tri projektligjeve:
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Vlen të kujtojmë se këto projektligje që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri në lexim të parë janë miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 18 tetor 2018.
Në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës zyrtarë të NATO-s ishin shprehur kundër kësaj, por Kosova e ka marrë mbështetjen për këtë iniciativë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasadori i sapo zgjedhur i këtij shteti në Kosovë, Philip Kosnett, kishte thënë se evoluimi i FSK-së në Ushtri është një hap i natyrshëm. Amerika madje ka dhuruar edhe 24 automjetet ushtarake amerikane për FSK.
Arbresh.info do t’ju sjell transmetimin direkt nga Kuvendi.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...