Kryeministrja britanike Theresa May sot (e mërkurë) do të përballet me votën e mosbesimit nga vetë partia e saj.
Konservatorët kanë mbledhur 48 nënshkrime për të kundërshtuar udhëheqësinë e saj, transmeton portali arbresh.info.
Vota do të bëhet rreth orës 18:00 – 20:00 ku më pas pritet të shpallen rezultatet.
Vetë May në një konferencë para mediave ka thënë se do ta kundërshtoj mosbesimin me gjithçka që ka.
“Do të kundërshtoj atë votë me gjithçka që kam. Kam mbi 40 vjet që jam anëtare e Partisë Konservatore. Kam qëndruar si lidere, sepse kam besuar në vizionin konservator”, tha ajo.
Më tej kryeministrja britanike, ka thënë se ndryshimi i liderëve në këtë kohë do të krijonte pasiguri në politikë.
Një lider i ri, sipas saj nuk do të arrinte të përgatitej për ultimatumin që është në muajin janar për t’u dakorduar lidhur me marrëveshjen e daljes nga Bashkimi Evropian./Arbresh.info/
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...