Presidenti Meta ka marrë pjesë në Konferencën Ndërqeveritare të Nivelit të Lartë të organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Marrakesh, Marok për të adaptuar “Kompaktin Global për migrim të sigurt, të organizuar dhe të rregullt”.
Duke iu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres si dhe 150 krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrës, Presidenti Meta u shpreh “Kompakti Global është rezultat i trendit gjithnjë në rritje të migrimit. Është rezultat i shqetësimit tonë të përbashkët. Por është gjithashtu rezultat i domosdoshmërisë për një reagim kolektiv e të përbashkët në partneritet dhe solidaritet brenda një kuadri shumëpalësh”.
Duke u ndalur tek aspiratat e vendit drejt BE-së, Meta tha se “Shqipëria ka përafruar politikat e azilit dhe migracionit me rregullat dhe ligjet komunitare të BE-së dhe me Konventën e Gjenevës. Shqipëria dhe migrimi nuk janë të panjohura për njëri-tjetrin. Prandaj ne i kushtojmë rëndësi të veçantë kësaj çështjeje, duke mbetur plotësisht e angazhuar me angazhimet tona ndërkombëtare dhe duke u zotuar të respektojmë objektivat e Paktit Global të Kombeve të Bashkuara”.
Më tej Meta theksoi se Shqipëria po punon ngushtësisht me vendet europiane dhe vendet e tjera fqinje për t’u përballur dhe kapërcyer sfidat e migracionit.
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte...
Kurti uron KF Lepencin dhe paralajmëron renovimin e stadiumi...
E rëndë në Turqi: 30-vjeçarja humb jetën pasi bie nga kati i...
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...