Presidenti i romës, Jim Pallotta, besohet se po shqyrton shkarkimin e Eusebio Di Francescos, por opsionet për zëvëndësimin e tij janë të kufizuara.
Giallorosët lëshuan një epërsi prej 2-0 ndaj Cagliarit mbrëmjen e kaluar për të barazuar 2-2 edhe pse ishullorët ishin me vetëm nëntë lojtarë në terren.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Pallota është shumë i irrituar me situatën dhe po bëhet gati për veprime drastike.
Janë vetëm dy elemente që po e mbajnë aktualisht Di Francescon në pozitën e tij, e një prej tyre është Monchi që ka thënë se largohet nëse Di Francesco shkarkohet.

Tjetri problem është se Pallotta ka shumë pak alternativa për zëvëndësimin e tij.
Opsionet e tij janë Paulo Sosa dhe Vincenzo Montella, të cilët kanë pasur periudha të shkurtëra me ish klube të tyre.
Antonio Conte është ëndrra e Romës, por ai është në një luftë ligjore me Chelsean që do të thoshte se Roma do të duhej të paguante një pagë marramendëse.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës