Duhet të ketë një hetim efektiv dhe përgjegjësi për skandalin e përgjimeve të Prokurorisë, deklarojnë nga partia Unioni Qytetar Demokratikë.
“Kush i ka vendosur pajisjet, konkretisht kur, me çfarë qëllimi, nëse dikush ishte në rrjedha me hetimet e prokurorisë dhe nëse prokurorët janë shantazhuar me bisedat e përgjuara?”, pyesin nga UQD.
Ata kujtojnë se prokurori i shtetit Ljubomir Jovevski të premten zbuloi një skandal, që brenda qendrës telefonik kishte dy hard disqe që janë regjistruar telefonatat e bëra përmes telefonave fikse në Prokurori, që nga 30 shtatori 2016 deri më tani.
Kryeministri Zaev gjithashtu dha informacionin se përveç prokurorëve kanë qenë të përgjuar edhe gjyqtarët. Një ditë pas kësaj deklarate të kryeministrit Prokuroria doli me një deklaratë ku thuhet sa ka pasur indikacione se përgjimet janë bërë që nga viti 2013-të.
Nga atje thonë se nuk dëshirojnë hedhjen e përgjegjësisë nga njëra anë në tjetrën, por kërkojnë të zbulohet rasti.
Kjo është domethënia e dizajnit të NEWBORN-it për këtë vit
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë
Ambasada e Francës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Rikthehet Raphinha, formacioni i Barcelonës ndaj Gironas
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i...
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...