Edhe këtë vit, politika ka festuar e ndarë 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi nazi-fashist.
Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë vit u pa edhe një “përçarje” mes opozitës, pasi kryetari i PD-së Lulzim Basha vendosi që të përkujtojnë ditën e Çlirimit ditën e djeshme, ndërkohë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur që këtë ditë ta përkujtojë sot.
“Do doja që në emër të LSI-së, nëpërmjet këtij ceremoniali ku vendosim kurora çdo vit, të respektojmë dhe të nderojmë dëshmorët e LANÇ dhe të gjithë ata djem dhe vajza sakrifikuan jetën e tyre për ta renditur Shqipërinë si një vend fitues kundër luftës nazi-fashizmit. Nderimi për këta djem dhe vajza është më e pakta, pasi i dhanë çdo gjë Atdheut të tyre dhe si morën asgjë. LSI do të nderojë ata pafundësisht, pasi ka pasur me qindra e mijëra djem dhe vajza që i kanë dhënë Shqipërisë dhe si kanë marrë asgjë”, tha Kryemadhi.
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...