Serbët nga Veriu i Kosovës kanë protestuar sot kundër masave të taksës që Kosova i ka vënë Serbisë. Në anën tjetër të urës, shqiptarët shënojnë Ditën e Flamurit.
Pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, e cila përfundoi lidhjet formale me Prishtinën dhe i dha fund zyrave të administratës së Prishtinës në veri, një seri protestave u lëshuan nga serbët, duke i kërkuar BE-së të hiqen taksa 100%.
Protesta e sotme u zhvillua përpara selisë së Bashkimit Evropian dhe Komisionit Europian, ku u mbajt një koncert i grupit “Amadeus”.
Arsyet për protesta të ditës së djeshme, të mbrëmshme dhe të sotme janë shkelje të të drejtave njerëzore dhe ekonomike të serbëve pas vendimit për të futur një taksë doganore 100 për qind në mallra nga Serbia. Me këtë rast, serbët kërkuan edhe furnizime normale të ilaçeve.
“Ne duam paqe, jo luftë”, “BE, hapni sytë”, “Stop dhunës së Prishtinës”, “Fëmijët tonë janë të uritur”, “Na ndihmoni” janë disa nga mbishkrimet mbi transparenca.



Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...