Galip Rashica, 61 vjeçar nga fshati Studime e Ulët në Vushtrri ishte zhdukur nga dita e shtunë e javës së kaluar. Por, pas një jave ai u gjet pa shenja jete nga ana e policisë së Kosovës. Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës trupi i tij u gjet në një arë në fshatin Studime e Ulët e Vushtrrisë. Vdekja e tij është konstatuar nga ana e mjekëve, shkruan Express.
Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm është gjetur pa shenja jete, Galip Rashica, 61-vjecar nga Vushtrria i cili kishte një javë që pa gjurmë kishte dal nga shtëpia e tij.
Trupin e pa jetë të 61-vjecarit pas kërkimeve e kanë gjetur zyrtarë të policisë së Kosovës dhe ekipet e FSK’së. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Me date 25.11.2018, rreth orës 09:06, në një arë në fshatin Studime e Ulet- Vushtrri, është gjetur trupi i pajetë i personit të raportuar i zhdukur me date 18.11.2018. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar i Urgjencës në Vushtrri”, kanë deklaruar burime nga policia e Kosovës për Gazetën Express.
Gazetsa Express, gjatë javës së kaluar ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. Familja e të ndjerit kishte treguar se i ndjeri kishte probleme me shëndetin si dhe kjo nuki ishte hera e parë që ai kishte dalë nga shtëpia./
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...
Zgjedhjet në Kosovë, rreth 100 prokurorë të angazhuar për mb...
Dafina Zeqiri pas dy netëve magjike: Muzika nuk është forcë ...