Negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, kanë hyrë në fazën më të padefinuar si rezultat i polemikave të ngritura për nivelin e përfaqësimit në këto negociata.
Rrjedhimisht, çështja e të pagjeturve duket se nuk do të shtrohet në tavolinën e presidentëve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, në prani të Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini.
Tema më e ndjeshme për familjet që humbën më të dashurit e tyre, dhe nuk gjejnë qetësinë derisa të gjenden 1647 personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, nuk është shtruar asnjëherë nga palët e nivelit të lartë të dialogut, në Bruksel.
Për kryetarin e Komisionit Qeveritar për të Zhdukur, Prenk Gjetaj, kjo formë e bisedimeve nuk ka dhanë mjaftë rezultatet e pritshme.
Sipas tij, Serbia nuk ka vullnet të mirë për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.
“Kërkesa jonë është që të jepen informatat nga Serbia, të tregojnë ku gjenden varrezat masive, me faktin se 1647 persona janë të evidentuar të zhdukur, veçanti në ato raste kur janë kidnapuar në grupe dhe janë zhdukur pa gjurmë, nga pala serbe nuk ka ekzistuar një vullnet i mirë. Mirëpo Serbia nuk ka treguar vullnet të mirë ne ketë drejtim të na jep informacione, mirëpo në nuk mund të bëjmë presion me palën serbe, prandaj kemi kërkuar vazhdimisht që faktori ndërkombëtar ta detyrojë Serbinë që edhe ta kushtëzoj edhe me hapa të mëtutjeshëm dyerve të Evropës”, deklaroi Gjetaj në një intervistë për arbresh.info.
Sipas tij, pala ndërkombëtare nuk ka qenë e gatshme që ta shtrojë në këtë nivel të bisedimeve çështjen e të zhdukurve.
“Tani nuk ka diçka konkrete për palën Serbe në Bruksel ne kemi kërkuar qe ky nivel i bisedimeve të postohet në një nivel më të lartë që çështja e personave të zhdukur të jetë një prej temave mes palës serbe. Nuk ka ekzistuar deri ë tani një vullnet i palëve ndërkombëtare ndërsa ne në ketë drejtim nuk kemi pasur mundësi të bëjmë më tepër”, shprehet Gjetaj.
Ai thotë se niveli politik është i pashmangshëm për të sqaruar të gjitha çështjet, pasi që ishin krejtësisht politike edhe arsyet e zhdukjes së tyre.
“Kështu që kjo çështje duhet të shtrohet në të gjitha bisedimet, por nuk po ka ndonjë sukses ose ndonjë dritë se kur do të zhvillohen këto bisedimeve. Politika ta ndihmojë procesin në ndriçimin e fatitë për personat e zhdukur sepse po e them në mënyrën e thjesht sepse njerëzit nuk janë zhdukur për çështje humane, por për çështje politike prandaj politika duhet ta ndihmojë procesin për ndriçimin e fatitë për personat e zhdukur”, tha Gjetaj.
Në fazën finale të negociatave në Bruksel, ende nuk kanë gjetur zgjidhjen përfundimtare as marrëveshja për energjinë, telekomunikacionin, Asociacionin e Komunave Serbe./A.Zeka/arbresh.info/
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...
Ditën e zgjedhjeve temperaturat deri në -6°C
Kosova voton sot, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...