Katër pjesëtarë të një familje janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë rrahur për vdekje një djalë 9-vjeçar, në shtëpinë e tij në qytetin lindor francez të Mulhouse.
Burime policore i thanë medias lokale se djali kishte refuzuar të bënte detyrat e shtëpisë. Ndaj u godit disa herë me një dorezë fshese.
Vëllai më i madh i djalit dhe dy motrat ishin të gjithë të pranishëm në kohën e incidentit.
Megjithëse nëna e tij nuk ishte atje, ajo gjithashtu u arrestua pasi ishte në dijeni të asaj që po ndodhte, thonë raportet.
Vdekja e djalit në orët e hershme të së dielës nxiti një protestë në qendër të Mulhouse në mesin e banorëve që u mblodhën rreth shtëpisë së tij.
Edhe pse kishte pësuar një arrest kardiak, patologët thanë se shkaku i vdekjes kishin qenë goditjet që kishte marrë fëmija.
Një burim i policisë citohet të ketë thënë se 9-vjeçari ishte goditur nga objekte të mprehta.
Nëna e djaloshit ishte larguar nga shtëpia në një udhëtim biznesi por kishte inkurajuar dënimin e tij. Vetëm e vetëm sepse ai nuk donte të bënte detyrat e shtëpisë, thanë mediat franceze.
Kancelari gjerman thirrje për një BE më vetëbesuese: Tregu y...
Klubi i Serie A synon transferimin e Mërgim Vojvodës
Zyra e Presidentes: Ftesa drejtuar BE-së për vëzhgimin ndërk...
KFOR rrit gatishmërinë me stërvitje në Pejë
Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë e 400 adapterë të fal...
Thirrjet fyese në protestë, Rama: Nëse ky është vizioni juaj...