Një pako e dyshimtë në një vendparkim të hapur, në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit ka shkaktuar alarm për bombë.
Për shkak të pakos, policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në një segment të rrugës “Skënderbej” të qytetit bregdetar.Dyshimet e para flasin që pakoja të jetë me lëndë plasëse, e cila është gjetur pranë automjetit të shtetasit Ani Dyrmishi.
Dyrmishi është drejtori aktual i Përgjithshëm i Hekurudhave, ndërkohë që më parë ka mbajtur edhe postin e regjistruesit në Zyrën Vendore të Pasurive të Paluajtshme.
Zona është rrethuar nga forcat e policisë, në pritje të ekspertëve antieksploziv./TCh/
Osmani në përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mit...
Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për çë...
Gimbo flet pas tragjedisë në familjen e Gjestit: Kam qëndrua...
Jetë përrallore me 120 vetura e vila luksoze, dënohet me bur...
Ftohet seanca për buxhetin e Prishtinës, këto janë investime...
ZRRE hedhë poshtë pretendimet se rryma nuk do të shtrenjtohe...