Prodhuesi japonez i automjeteve, Toyota, në janar të vitit të ardhshëm do të fillojë prodhimin e automjetit hibrid Corolla në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
“Modeli hibrid, për herë të parë do të prodhohet në Turqi”, deklaroi ministri turk për Teknologji dhe Industri, Mustafa Varank, gjatë vizitës së tij në fabrikën e Toyota-s në Sakarya.
Ai tha se modeli i ri i cili do të shpenzojë 50 për qind më pak karburant, nga Turqia do të eksportohet në rreth 100 shtete të ndryshme të botës.
Siç bëri të ditur Toyota Turqi, modeli hibrid Corolla do të jetë në shitje në tremujorin e parë të vitit 2019.
“Corolla e prodhuar në Turqi, do të jetë marka pionere në tregun automobilistik në të cilën gara është e paskrupullt”, tha drejtori i Përgjithshëm i Toyota Turqi, Ali Haydar Bozkurt.
Modei i vitit 2019 “Corolla Saloon Hybrid”, do të jetë brezi i 12-të i këtij modeli, i cili për herë të parë u prodhua në vitin 1966.
Kompania tha se Toyota Corolla mbetet automjeti më i shitur në botë me 46 milionë të shitura që nga debutimi i saj.
Corolla do të prodhohet me dy lloje të motorit, 1.8 litra hibrid vet-mbushës dhe 1.6 litra benzinë.
Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...