Së paku 31 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve të pyjeve në Kaliforni, derisa edhe 200 persona të tjerë janë ende të pagjetur, kanë njoftuar autoritetet.
Këto zjarre njëherësh po konsiderohen më vdekjeprurëset në historinë e Kalifornisë nga viti 1933, kur pati ndodhur një katastrofë në Parkun Griffith në Llos Angjelles.
Është vlerësuar që rreth 250,000 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i ikur zjarrit.
Me rritjen e shpejtësisë së erës, çka kërcënon rritjen e zjarreve, guvernatori, Jerry Brown i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ashtu që të ketë më shumë fonde federale të ndara për ngjarje të tilla.
Kjo thirrje ka arritur një ditë pasi Trump ka kërcënuar me ndalim të fondeve për Kaliforninë, duke fajësuar menaxhimin e keq për nisje të zjarreve.
Ekipet e shpëtimet kanë njoftuar se rreth 6,700 shtëpi dhe biznese janë djegur në qytetin Paradajs.
Ky qytet dhe zonat përreth janë djegur, si pasojë e zjarrit që ka nisur që nga ditë e enjte e javës së kaluar.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...