Shqipëria raportoi rritjen e numrit të aplikimeve për azil. Krahasuar me 307 kërkesat në 2017-ën, deri në gusht të këtij viti u shënuan 3000 aplikime.
Informacioni bëhet i ditur nga përfaqësuesi i UNHCR-së, Pablo Zapata.
Mijëra refugjatë nga Siria kanë vërshuar në Shqipëri.
Një burim pranë BE-së në Tiranë, e quajti fenomenin si abuzim të sistemit të azilit, ndërsa ministria e Brendshme thotë se nuk ka më shumë se 500 azilkërkues të vërtetë, aplikimet e të cilëve po shqyrtohen.
Autoritetet shqiptare frikësohen se politikat e shtrënguara europiane për fluksin e refugjatëve, do sjellë paqartësi të pafund për ata që aktualisht ndodhen në vend, raporton AFP.
“Shqipëria nuk ka kapacitetet për pritjen e një numri të lartë të azilkërkuesve dhe tu ofrojë shërbime sipas standardeve të BE-së”, thotë zv/ministrja Rovena Voda, që kërkon ndihmën e BE-së në këtë fushë./TCh
Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë...
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...