Super ylli Kim Kardashian është një prej emrave më të përfolur në media ndërkombëtare.
Së fundmi ajo u fotografua në një kopsht zoologjik në Bali, teksa kishte hipur mbi një elefant për të shëtitur.

Kim Kardashian shëtit mbi elefant (Foto: SplashNews)
38-vjeçarja dukej mjaft e nervozuar në fillim teksa i hipi në shpinë elefantit.
Ajo ishte e veshur vetëm në bikni, ndërsa dukej tejet atraktive, duke vërë në pah linjat e saj të trupit.

Foto: SplashNews
Por ndërsa Kim po argëtohej, organizata e të drejtave të kafshëve, “Peta”, paralajmëroi se nuk do të lejojë më njerëzit që të hipnin sipër elefantëve.
Zëvendësdrejtori i “Peta”-s, Rachel Mathews, tha për DailyMail: “Në të gjithë botën, guidat turistike ofrojnë mundësinë për t’u ngjitur në shpinën e një elefanti pa e zbuluar atë që këto kafshë durojnë. Elefantët foshnje, eshtrat e të cilëve janë ende të paformuar mirë, detyrohen të mbajnë njerëz në një mënyrë mizore. Këto stërvitje të tmerrshme dhe të ritualizuara shpesh i lënë elefantët të lënduar dhe traumatizuar rëndë, dhe disa nuk mbijetojnë. Elefantët e hipur ose kampet e vizituara që detyrojnë elefantët të vijnë në kontakt me njerëzit, drejtpërdrejt mbështetin këto abuzime”.

Kim ndodhej në këtë kopsht zoologjik së bashku me tre fëmijët e saj: North, Saint dhe Chikago.
Ndërkohë që më pas, ajo dhe familja e saj u larguan të buzëqeshur pasi ishin argëtuar mjaft, transmeton telegrafi.

Foto: SplashNews

Foto: SplashNews

Foto: SplashNews

Foto: SplashNews
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman