Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi një reportazh të realizuar me inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës në Prishtinë në luftën ndaj evazionit fiskal.
Bastisja e lokaleve të Prishtinës nga inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve se këto lokale nuk lëshojnë kuponë fiskalë dhe kanë parregullsi në trajtimin e punonjësve të tyre e gjithashtu parregullsi në pagesën e tatimeve.
Zyrtari i ATK-së Isen Lipovica ka treguar për emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ për veprimet dhe aktivitetet e këtyre kontrolleve.
“Sot priten me u ndërmarrë aktivitete në kuadër të trajtimit të prioriteteve tona deri në fund të vitit dhe në pajtim me planin operativ të punës do të zhvillohen aktivitete e quajtura vizita përmbushëse te tatim paguesit që ushtojnë veprimtarinë hoteliere kryesisht”, tha Lipovica.
Emisionin e plotë ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK