Trajnerja e njohur e palestrës dhe ‘bodybuilder’-ja, Mandy Blank, vdiq të hënën, më 29 tetor, konfirmoi Us Weekly. Ajo ishte 42 vjeçe.
Zyra e gjykatës së Los Angeles konfirmoi se Blank u shpall e vdekur në vendngjarje në orën 1:06. Ndërkohë TMZ raportoi se ajo u gjet pa ndjeja në vaskën e saj në shtëpi.

Sipas faqes së internetit, asnjë drogë ose alkool nuk u zbulua në vendngjarje dhe nuk kishte rrethana të dyshimta.
Një raport i autopsisë dhe toksikologjisë është planifikuar për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Mandy Blank

“Unë jam absolutisht e tronditur, sigurisht”, tha shoqja e Blank, Annette Milbers për të përditshmen New York Daily më 31 tetor.
Milbers, e cila tha se e njihte Blank për më shumë se 15 vite, i tha gazetës: “Ajo ishte një person i tillë, e pasionuar dhe e sjellshme. Qëllimi i saj ishte gjithmonë që të shprehte dashurinë nëpërmjet lëvizjes së trupit. Ajo ishte një person shumë i thjeshtë, i cili mund të jetë i rrallë në industrinë tonë”.
Blank filloi karrierën e saj të fitnesit në moshën 18 vjeçare. Një vit më vonë, ajo përfundoi në vendin e pestë në garën Botërore të “Fitness Olympia”. Ajo u bë konkurrentja më e re që fitoi Kampionatin Botëror të Federatës Ndërkombëtare të Bodybuilding-ut dhe Fitnessit (IFBB), në vitin 1998.
Në vitet e fundit Blank ka punuar me disa nga yjet e famshëm të Hollywoodit.
Klientët e saj të listës A përfshijnë emrat e njohur si: Alex Rodriguez, Marcus Allen, Jordana Brewster dhe Mickey Rourke.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur