Katie Holmes ka ngritur shumë pikëpyetje, kur është parë me Jerry O’Connell – kolegun e saj në filmin e saj të ri The Secret – duke pirë kafe në New Orleans, me një unazë diamanti në gishtin e fejesës.
Natyrisht që fotografia që u publikua nga Popsugar nxiti shumë thashetheme duke aluduar se Holmes mund të jetë fejuar me të dashurin e saj që tash e sa kohë, Jamie Foxx.
Megjithatë, duket se krejt kjo mbetet vetëm një thashetheme, pasi zëdhënësit e aktores e kanë konfirmuar se unaza që mban Holmes është pjesë e rolit që ajo luan në filmin e saj të fundit.
Foxx dhe Holmes janë të lidhur qysh në muajin gusht të vitit 2013, por që vazhdimisht kanë qenë shumë të rezervuar për lidhjen e tyre të dashurisë.
Tek së fundmi, ata kanë nisur të shfaqen së bashku në publik duke u treguar edhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Në fakt, ata asnjëherë nuk e kanë konfirmuar romancën e tyre ashtu sikur që nuk janë shfaqur asnjëherë së bashku në ngjarje publike.
39 vjeçarja Holmes është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj Tom Cruise në vitin 2012.
Holmes dhe Foxx janë të dy prindër. Holmes ka një vajzë 12 vjeçare Suri me Cruise derisa Foxx ka dy vajza – 24 vjeçaren Corinne dhe 9 vjeçaren Annalise – nga lidhjet e mëhershme të dashurisë.
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...