Pjetër Ndrecaj i akuzuari për vrasjen e dyfishtë, gruas dhe vajzës së tij në Brekoc të Gjakovës, pritet që sot të dalë para Gjykatës.
Mbrojtja e Ndrecajt në seancën e kaluar kërkoi nga trupi gjykues që t`ua mundësojë një javë kohë për negocimin e pranimit të fajësisë me prokurorinë.
Në seancën e sotme prite të kuptohet nëse është arritur apo jo marrëveshja mbi pranimin e fajësisë.
Seanca e kaluar është shtyer dhe Ndrecaj nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij për veprat që i ngarkohen nga ana e prokurorit Agron Matjani.
Shtyerja e seancës së kaluar u bë me kërkesën e mbrojtëses së të akuzuarit avokates Fehmije Zhubi.
Avokatja Zhubi kishte kërkuar nga gjykata shtyrjen e seancës, me qëllimin që të ju ipet mundësia për një marrëveshje rreth pranimit të fajësisë.
Ndërsa sot para gjyqtarit Gëzim Pozhegu, pritet që të prezantohet marrëveshja e arritur mbi pranimin e fajësisë ose të vazhdohet me gjykim të rregullt.
Pjetër Ndrecaj akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, pasi që dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe vajzën e tij 9 vjeçare./kallxo.com/
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn