Këngëtarja dhe aktori e kanë kënduar këtë këngë në skenën finale të dramës romantike
Lady Gaga dhe Bradley Cooper e kanë publikuar videoklipin e ri muzikor për këngën “I’ll Never Love Again” që është pjesë e filmit “A Star Is Born”, në të cilin dy protagonistët i luajnë rolet kryesore.
Njësoj sikurse edhe dueti i mëparshëm “Shallow”, që ndodhet në maje të top-listës së njohur, Billboard Hot 100, edhe kënga e re është shndërruar në hit.
Versioni audio i këngës është publikuar më herët, ndërsa Warner Bros tash e ka publikuar videon muzikore që është montuar nga fragmente të filmit.
“I’ll Never Love Again” është një këngë emotive, të cilën Gaga dhe Cooper nuk kanë dashur ta lansojnë para se publiku ta përjetojë filmin.
Këngëtarja dhe aktori e kanë kënduar këtë këngë në skenën finale të dramës romantike.
Vlen të theksohet se dy protagonistët i kanë kënduar drejtpërdrejt pjesët e tyre të këngës gjatë xhirimit të filmit, gjë të cilën e kishte kërkuar Cooper (i cili është edhe producent, regjisor dhe skenarist i filmit).
Filmi “A Star Is Born”, i cili ka fituar simpatinë e shikuesve anekënd botës, përmban edhe katër duete të tjera ndërmjet këngëtares dhe aktorit, si edhe pesë këngë që Cooper i këndon solo dhe tetë të tjera i këndon Lady Gaga.
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër