Pas tërmetit të fuqishëm që ra mbrëmë në ishullin Zakyntho në Greqi, tre tërmete të tjera kanë rënë pasditen e sotme. Epiqendra ka qenë sërish në detin Jon.
Sipas Institutit grek të Sizmiologjisë, rreth orës 16:07 janë regjistruar lëkundje me magnitudë 4.7 me epiqendër në detin Jon në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë. Tërmeti është ndjerë në Zakyntho, Patra dhe Athinë.
Në orën 16:35 ka rënë një tjetër tërmet me magnitudë 4.1, epiqendra sërish në thellësin e detit Jon. Në orën 16:48 janë ndjerë sërish lëkundje sizmike me magnitudë 3.8. Tërmeti është ndjerë në këto 3 qytete të Greqisë. Mediat greke nuk kanë raportuar për persona të lënduar, as për dëme materiale. /tvklan.al
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...