Në seancën parlamentare të votimit për mbylljen e basteve dhe zhvendosjen e kazinove larg qyteteve, Erion Braçe tregoi përmbajtjen e mesazheve kërcënuese që ai dhe deputetët e tjerë të Komisionit të Ekonomisë kanë marrë këto ditë.
“Mesazhi standard: Ju merreni me ne, ne do të merremi me fëmijët tuaj”, lexoi Braçe një nga mesazhet kërcënuese.
Kryeministri Edi Rama pohoi se ky vendim ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndërkohë që thumboi opozitën për mungesën e saj: “Ky vendim nuk është i PS-së për socialistët, por vendim që asnjë arsye, përveç marrëzisë, nuk mund ta mbante opozitën jashtë kësaj salle sot. Këtë vendim e mbështet mbi 70% e popullsisë dhe mbi 92% e grave. Nuk ka të majtë e të djathtë, shkon përtej çdo dallimi të politikës dhe debatit të përditshëm politik”, shkruan top channel.
Një replikë e kishte edhe me ata që pretendojnë se ky vendim synon të shpërqëndrojë vëmendjen e opinionit publik: “Na iku Babalja nga ekrani? Nuk po e ndjek më populli Ezelin e PD-së, skllavja Izaura që janë Luli dhe Mona”.
Kryeministri u kërkoi deputetëve që t’u japin përgjigje me votë kërcënimeve që kanë marrë këto ditë, duke vendosur kundër kumarit.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...