Numri i vizitorëve në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë është rritur ndjeshëm. Për muajt e parë të këtij viti, janë 40 mijë turistë që kanë ardhur për të parë pavionet e Muzeut, dhe për t’u njohur me historinë e Shqipërisë.
Drejtori i Muzeut Melsi Labi në një prononcim tha se sivjet priten më shumë turistë se vitin e kaluar, apo më saktë rreth 90 mijë deri në fund të vitit 2015.
Pavarësisht interesit në rritje të numrit të vizitorëve, drejtori thotë se ka nevojë për disa ndryshime ligjore, sidomos sa i përket ndarjes së të ardhurave. Ai propozon skemën që aplikohet aktualisht për Parkun e Butrintit, ku 90 % e të ardhurave t’i kalojnë Muzeut, dhe 10 % shtetit. Sipas tij ky ndryshim ligjor është i rëndësishëm pasi Muzeu ka nevojë për investime, restaurim dhe mirëmbajtje të objekteve që ruhen aty.
Gjeografia e turistëve nuk ka ndryshuar shumë, vazhdojnë të mbizotërojnë turistët nga trojet shqiptare, vizitorë nga rajoni, por vitet e fundit ka pasur shumë turistë edhe nga Kina e Amerika.
Nata e ndërrimit të viteve: Ja vendet që do ta mirëpresin të...
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhje...
Kryetari i Kaçanikut merr vendim: Nga janari 200 euro për në...
Zelensky: Disa dokumente për t’i dhënë fund luftës gat...
Lakers ‘demolohet’ nga Detroiti, fitojnë Bostoni...
Kurti dhe Rizvanolli nisin vizitën në Postën e Kosovës