Hapësira e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka qenë sot e rezervuar për shumë qytetarë dhe personalitete që kanë shkuar për t’i bërë homazhe trupit të ndjerë të akademikut Mark Krasniqi.
Ishte kryetari i kësaj akademie Hivzi Islami që sot kujtoi veprimtarinë e Krasniqit prej akademiku. Ndërsa për homazhe erdhën edhe presidentja e vendit Atifete Jahjaga, i pari i ekzekutivit Isa Mustafa, ministri Arsim Bajrami, akademik Nexhat Daci, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, rektori Ramadan Zejnullahu, veprimtari Harry Bajraktari e shumë personalitete tjera të njohura.
Ata bënë nderime pranë arkivolit me trupin e pajetë të akademikut, arkivol ky që ishte i mbështjellë me flamurin Kuq e Zi.
Për kryetarin e ASHAK, Hivzi Islami, Krasniqi ishte njëri nga personalitetet më të shquara në fushën e shkencës dhe të kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe fillimit të këtij shekulli.
Për Kosovën, tha Islami, është shuar një dijetar, intelektual dhe veprimtar i spikatur i çështjes kombëtare, që la gjurmë të thella në jetën e gjithmbarshme të Kosovës dhe të botës shqiptare.
Në fjalimin e tij të gjatë për akademkiun e ndjerë, pas nderimit me një minutë heshtje, Islami, mes tjerash, kujtoi edhe karrierën e të Mark Krasniqit.
Pas fjalimeve, u bënë homazhe pranë trupit të ndjerë të Akademik Mark Krasniqit, i cili ndërroi jetë ditën e premte. Përveç presidentes Jahjaga, kryeministrit Mustafa, ish presidentit Sejdiu, homazhe bënë edhe shumë personalitete tjera.
Kortezhi me trupin e pajetë të akademik Mark Krasniqit pastaj u largua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Ai përshkroi rrugën Agim Ramadani, për të bërë homazhe dhe nderim para shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova, për të vazhduar homazhe e nderime para shtatores së Skënderbeut, dhe para shtatores se Nënës Terezë. Ceremonia e nderimit u mbajt në sallën e sportit të Pallatit të Rinisë, ndërsa varrimi në varrezat katolike në lagjen Arbëria në ora 17.00.
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...