Shqiptarë për herë të parë në grupet e Europa Leagues, ja gjyqtarët që do vendosin drejtësi
Arbitrat shqiptarë do të gjykojnë një ndeshje në fazën e grupeve të Europa Ligës.
“Panorama Sport” mëson se “bilbilat” shqiptarë do të jenë në Qipro, për përballjen e së enjtes për të vendosur drejtësi në stadiumin “GSP Nikosia”, ku AEK Larnaka do të sfidojë skuadrën e Ludogorets.
Ka mësuar se arbitri kryesor në këtë takim do të jetë ndërkombëtari Enea Jorgji. Më tej, ndihmësit e tij të parë do të jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo. Kjo është hera e parë që një trupë arbitrash shqiptarë ngjitet në këtë nivel të futbollit europian.
Më tej, arbitër i katërt do të jetë Ridiger Çokaj. Në ndeshjet e Europa Ligës ka edhe gjyqtarë të linjës dhe për këtë takim janë caktuar Juxhin Xhaja dhe Kridenc Meta. Ndeshja mes AEK Larnaka dhe Ludogorets starton më 18:55, e vlefshme për Grupin A
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...