Ish trajneri i Real Madridit, Fabio Capello beson se klubi i tij ka nevojë të nënshkruaj “menjëherë” me sulmuesin e Interit, Mauro Icardin.
‘Los Blancos’ janë duke pasur vështirësi për të gjetur portën qysh pasi superylli Cristiano Ronaldo u largua nga klubi për transferim te Juventusi gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit aktualisht është pa gola në katër ndeshjet e fundit – kundër Alaves, CSKA Moscow, Atletico Madridit dhe Sevillas
“Jam një tifoz i tij”, ka thënë Capeollo për ‘Radio Rai’.
“Ai është një specialist në zonën e penaltisë, ashtu siç ishte Cristiano Ronaldo, dhe nëse ju vendosi tre topa në atë zonë, ai do të shënojë tri herë”
“Nëse do të isha në Real Madrid, do të nënshkruaja menjëherë me të”
Deri tani, Icardi ka bërë 190 paraqitje në të gjitha kompeticionet te Interi duke shënuar 112 gola./arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...