“Çdoherë kam qenë për dialog dhe gjetje të zgjidhjeve përmes bisedimeve. Ka shumë ndarje në Maqedoni dhe të gjithë e dimë se duhet të falim.
Absolutisht nuk më shkon ndër mend të ndikoj ndaj institucioneve apo gjykatave”, tha sot nga foltorja e Kuvendit kryeministri Zoran Zaev, në seancën për ndryshimet kushtetuese.
Duke iu përgjigjur deputetit Krsto Jovanovski nga OBRM-PDUKM, i cili propozoi liderët e dy partive më të mëdha maqedonase të ulen dhe të sjellin vendim për të ardhmen e shtetit, Zaev tha se emri i shtetit nuk ndërrohet, por vetëm plotësohet.
“Qytetarët në zgjedhje parlamentare ia dorëzojnë legjitimitetin e vet deputetëve në mënyrë që ata të sjellin vendime. Për çështjen e emrit dhe Marrëveshjen me Greqinë vendosëm ta kthejmë legjitimitetin dhe ta pyesim popullin tonë. Qytetarët vendosën, dolën në referendum, ndërsa ata të cilët nuk deshën të vendosin, qëndruan në shtëpi. Maqedonia duhet më tutje të sjellë vendim”, tha Zaev.
Deputeti Jovanovski u deklarua se do të votojë kundër ndryshimeve të Kushtetutës sepse, siç theksoi mes tjerash nuk beson në atë që është e shkruar në Marrëveshjen e Prespës, ndërkaq që edhe në referendum nuk ka qenë i plotësuar njëri nga kushtet.
Gjatë debatit të sotëm, deputeti Surija Rushiti nga Aleanca për shqiptarët tha se si parti do ta mbështesin integrimin e Maqedonisë në NATO, por nuk do të heqin dorë edhe nga ajo që populli shqiptar duhet të jetë i barabartë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit