Dy ditë pas vrasjes me thikë të 30 vjeçarit Holti Hajdari në zonën në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.
Policia bën me dije se është arrestuar Muhamet Sallahi, 25 vjeç, pasi mbrëmjen e 11 tetorit ka goditur me thikë disa herë 30-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe arrestohet autori i vrasjes së shtetasit H. H., 30 vjeç, të ndodhur në mbrëmjen e datës 11 tetor 2018 në zonën e Kombinatit.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar hetimore bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
Muhamet Sallahi, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas mbrëmjen e datës 11 tetor 2018, në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat për motive të dobëta ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vrasja me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik