Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal përmes Ministrisë së Drejtësisë, më datë 5 tetor 2018, ka njoftuar se ka paditur komunën e Prishtinës, për arsye se nuk ka respektuar urdhrat e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, gjatë procedurës së emërimit të anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa.
Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prishtinës, Nr. 01-020/15228/18, i miratuar më datë: 18 janar 2018, që kishte paraparë emërimin e 11 anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa, bie në kundërshtim me Ligjin për Barazi Gjinore Nr.05/L-20, sepse nuk ka garantuar përfaqësim të barabartë gjinor të grave në këtë trup ndihmues të punës së Kuvendit.
Ky veprim i Komunës së Prishtinës, pas kontrollit të ligjshmërisë nga MAPL-ja konstatohet se është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Kjo për faktin se nga 11 anëtarë të emëruar, kuvendi komunal i Prishtinës kishte zgjedhur 3 gra dhe 8 burra, veprim i cili shkel kriterin e përcaktuar në Ligjin për Barazi Gjinore që thotë se: “Përfaqësimi i barabartë gjinor në gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse”.
Sipas kësaj shkrese njoftuese, sqarohet se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, konform nenit 82.2 të Ligjit nr. 03/L040 për Vetëqeverisjes Lokale, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj kërkesës së MAPL-së për shqyrtim dhe harmonizim të aktit me legjislacionin në fuqi, dhe si rrjedhojë, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bazë të nenit 82 të Ligjit nr. 03/L040 për Vetëqeverisjes Lokale, ka dërgu aktin Nr. 01-020/15228/18 të Komunës së Prishtinës për emërimin e anëtarëve të KPF, në gjykatën kompetente.
Më datë 7 shkurt 2018, MAPL, i kishte dërguar komunës së Prishtinës kërkesën për rishqyrtim të aktit, kurse Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim konform kërkesës së MAPL-së, duke shkelur dispozitat ligjore në fuqi.
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve