Kandidati i të djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Brazil.
Ai do të përballet me kandidatin e krahut të majtë nga Partia e Punëtorëve, Fernando Haddad, në raundin e dytë më 28 tetor, pasi ka dështuar të fitojë 50 për qind të votave të nevojshme për të triumfuar.
Pas pothuajse të gjitha votave të numëruara, Bolsonaro ka fituar 46 për qind të votave dhe Haddad 29 për qind.
Në sondazhet e kryera para mbajtjes së zgjedhjeve është parashikuar se kandidatët do të jenë në garë të ngushtë në rrethin e dytë.
Bolsonaro ka thënë se ai i sigurt që nëse nuk do të kishte pasur “probleme” në sistemin elektronik të votimit të përdorur në Brazil, ai do të ishte fitues.
“Jam i sigurt që nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, ne do të dinim emrin e presidentit sonte”, është shprehur ai.
Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se cilave “probleme” u është referuar.
Autoritetet zgjedhore në Brazil kanë thënë se procesi i votimit është zhvilluar paqësisht dhe pa ndonjë problem të madh.
Bolsonaro, katolik, ka fituar mbështetjen e shumë kishave, duke thënë se do të mbrojë vlerat e familjes, mirëpo ai po ashtu ka deklaruar se dëshiron të lehtësojë ligjet rreth armëve dhe ka thënë se synon të sjellë në fuqi ligjin për ndëshkim me vdekje.
Haddad në anën tjetër e ka përshkruar veten si kandidat besnik, duke thënë se ai “do të përdorë vetëm argumente, sepse ne nuk përdorim armë”.
Brazilianët do të zgjedhin në mes të dy kandidatëve shumë të ndryshëm për president në raudin e dytë të zgjedhjeve më 28 tetor.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit