Papa ka lavdëruar seksualitetin njerëzor dhe ka kritikuar pornografinë në një fjalim për Katolikët e rinj Francezë.
Javën e shkuar, ai deklaroi se përpjekjet e Djallit për të sulmuar peshkopët katolikë janë bërë për të skandalizuar njerëzit, pas një numri skandalesh të abuzimeve seksuale nga priftërinjtë, transmeton portali arbresh.info.
Tani Papa Françesku thotë se seksi është një dhuratë nga Zoti që njerëzit të shprehin dashurinë në dimensione shpirtërore dhe fizike, sipas portalit katolik të lajmeve Crux.
Marrëdhëniet seksuale martesore midis një burri dhe një gruaje janë “një dhuratë që na jep Zoti”, tha Papë të rinjtë katolikë në dioqezën e Grenoble-Vienne të hënën, duke pretenduar se seksualiteti njerëzor është projektuar në mënyrë që çiftet ta duan njëri-tjetrin dhe të krijojnë jetë.
“Është pasion, është dashuria e pasionuar. Dashuria e vërtetë është e pasionuar”, tha ai.
Papa pranon se dobësia njerëzore ose dështimet shpirtërore mund të çojnë njerëzit të shprehin seksualitetin e tyre në një mënyrë që është “e shkëputur nga dashuria dhe përdoret për zbavitje”, duke pretenduar se ajo është në kundërshtim me “mënyrën shumë të bukur” që synonte të ishte.
Shenjtëria e tij Françesku vazhdoi të dënonte pornografinë si pjesë e një “industrie të gënjeshtrave” dhe u kërkoi të rinjve të “ruanin” seksualitetin e tyre dhe “të përgatiten për atë dashuri” që do të jetë pjesë e gjithë jetës së tyre./Arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...