Lucas Digne, tashmë anëtar i Everton ka komentuar të kaluarën e tij në Barcelona dhe lojen krahas Messit.
Ish anëtari i Romës dhe Barcelonës kaloi në Premierligë gjatë kësaj merkatoje, pasi nuk gëzoi hapësirat e nevojshme tek gjiganti katalunas.
Mirëpo, duket se ai është i lumtur për aventurën në “Camp Nou” dhe loja me argjentinasin Messi duket se e ka kënaqur shumë.
“Messi është më i miri në botë. Të luash krahas tij është më e lehtë. Ai i sheh gjërat shumë më shpejtë se të tjerët. Kam luajtur edhe kundër tij sa isha anëtar i Romas. Të themi se ishte tejet e vështirë” ishin fjalët e mbrojtësit të Everton.
“Të stërviteshe dhe të luaje me lojtarë të kalibrit të lartë si në Barcelonë, të përmirësonte çdo ditë, mirëpo Everton pati projekt të mirë” vazhdoi francezi.
Bashk me Digne në drejtim të Everton shkoi edhe Andre Gomes, poashtu nga Barcelona.
Ismaili: Ish-ushtarët e UÇK-së i kanë pritur policët e njësi...
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...