Siç duket albumi i paparalajmëruar i Eminem “Kamikaze” ka nxitur reagime të shumta nga reper të ndryshëm.
Por, pas diss-it që i bëri reperi i ri në moshë Machine Gun Kelly Eminem nuk po heq dorë nga ngacmimi i vazhdueshëm ndaj tij.
Reperi i famshëm Eminem të premten e ka publikuar një tjetër këngë që është ‘diss’ ndaj Kellyt me titull “Killshot”.
Madje edhe pjesa artistike e këngës përmban fotografinë e Richard Baker (emri i vërtetë i Machine Gun Kelly) në formë shënjestre.
Në këngë e re, Eminem flet haptas edhe për zënkën që e kanë pasur dy reperët në javët e fundit.
Marshall Mathers thotë se është 45 vjeçar, por vazhdon të jetë më i mirë se rivali i tij, ndërkohë që ofendimet janë të njëpasnjëshme.
Ai zuri vendin e parë në ‘Billboard 200’ me albumin më të ri, ndërsa në këngët e reja, ai u adresohet kritikëve dhe rivalëve të tij, njëri nga ta është Machine Gun Kelly.
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...