Zyrtarët në Massachusetts thonë se të paktën 50 zjarre janë raportuar në Laërence, Andover dhe North Andover pas problemeve me sistemin e gazit natyror.
Shefi i zjarrit Michael Mansfield tha se 25 deri në 30 zjarre aktive ishin në zhvillim e sipër në Andover dhe të paktën 18 në Laërence. Zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info
“Janë dëgjuar 50 eksplodime dhe e tërë kjo ka ndodhur për shkak të gazit”, tha Edëard Guy, zëdhënës i Departamentit të Policisë Andove.
Policia e Shtetit të Massachussetts thotë se ushtarët po i përgjigjen zonës për të ndihmuar në sigurimin e zonave pas “shpërthimeve të shumta të dyshuara të gazit”.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ndonjë person është lënduar./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...