Ky aplikacion do të integrohet në telefon, në mënyrë që të shoferi të mos shqetësohet nga dikush në telefon
“Call Me Out” është aplikacioni që e ka punuar Chevrolet, i cili do t’i ndalojë përdoruesit e sistemit Android, të shqetësohen përmes telefonit derisa janë duke vozitur, transmeton Telegrafi.
Kur miqtë dhe familjarët i telefonojnë, atyre iu shkon një mesazh se përdoruesi është duke vozitur dhe iu kërkojnë që këtë ta bëjnë pak më vonë.
Në raste të emergjencave, përdoruesit i shkon një mesazh, se diçka nuk është në rregull dhe i kërkohet të ndalojë. Telefonatat lejohen, vetëm kur përdoruesi është duke lëvizur me 15 kilometra në orë dhe ka mundësi kthejë përgjigje pa e humbur vëmendjen.
Po që se thërrasin apo shkruajnë mesazhe njerëzit pa njohshëm, përdoruesit i del në ekran mesazhi, që e inkurajon, që të mos përgjigjet, pasi nuk ia vlen derisa është duke vozitur. Sipas Chevrolet, të folurit në telefon është një trend i rrezikshëm që po rritet në masë të madhe.
Deri më tani është menduar se praktikohet vetëm prej të rinjve, por sipas një sondazhi del se 84 shoferë e përdorin telefonin derisa udhëtojnë.
Më anë këtij aplikacioni që së shpejti do të jetë në dispozicion përmes Google Play Store dhe iOS, pritet t’i jepet fund përdorimit të telefonit gjatë vozitjes. /Telegrafi/







Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...